Telegrafi

Policia arreston me forcë një qytetar në sheshin e Prishtinës

Një qytetar është arrestuar me forcë mbrëmjen e sotme në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Në pamjet e siguruara nga ‘periskopi’ shihet se i njëjti arrestohet nga tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ende nuk dihet shkaqet që quan deri tek arrestimi ose shoqërimi në Polici, por sipas dëshmitareve, ai nuk kishte vendosur maskë.

Lidhur me rastin Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, por nuk ka mundur të marrë përgjigje.

Ndryshe, në korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar ligjin për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.

Qeveria ka vendosur që kush nuk respekton masat e vendosur për parandalimin e përhapjes së Covid-19 do të dënohet me gjobë nga 35 deri në 500 euro.