Drejtoria e Policisë Financiare ka dorëzuar padi penale ndaj ish-ministrit të Bujqësisë, Aco Spasenovski.
Sipas aktakuzës, Spasenovski ngarkohet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit. Në cilësinë e ministrit në vitin 2009, ai ka mundësuar pagesën e 7.3 milionë denarëve për hulumtime shkencore.
Padi penale janë dorëzuar edhe kundër pronarit të “Agro Konsalting Ndërkombëtar”, A.Gj, si edhe kundër personit juridik “Agro Konsalting Ndërkombëtar”./Telegrafi/