Telegrafi

Policia falënderon dy qytetarë që ndihmuan në gjetjen e një familje që kishin humbur në Bjeshkët e Rugovës

Drejtori i Drejtorisë Rajonale nё Pejё, kolonel Sami Shabanaj, ka pritur nё takim dy qytetarë të cilët kanë ndihmuar që të gjendet një familje katër anëtarëshe, të cilët kishin humbur në bjeshkët e Rugovës.

Në njoftim thuhet se “me datёn 28 qershor 2020, Stacioni Policor nё Pejё, ёshtё njoftuar se nё Bjeshkёt e Rugovёs ka humbur njё familje prej katёr anёtarësh”.

“Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejё dhe njësitet e Policisё Kufitare menjёherё janё angazhuar pёr gjetjen e familjes nё fjalё.Nё kёtё kërkim janё angazhuar vullnetarisht edhe dy qytetarё tё cilёt kanё pasur njohuri të mira pёr Bjeshkёt e Rugovёs”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se familja ёshtё arritur tё gjendet nga qytetarёt: Idriz Kurtbogaj dhe Liridon Demaj.

Koloneli Shabanaj ka vlerёsuar lart kontributin e dhёnё nga qytetarёt pёr operacionin e shpёtimit të jetёve tё njё familje nё Bjeshkёt e Rugovёs, në kufi me Malin e Zi.

Koloneli ka ndarё letёrfalënderim pёr dy qytetarёt e lartcekur./Telegrafi/