Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Gjilan, ku një mashkull kosovar ka therur me thikë një viktimë mashkull tjetër pas një mosmarrëveshje.
Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje ku thuhet se pas konfliktit verbal, i dyshuari ka sulmuar viktimën duke e goditur me thikë.
Viktima është transportuar fillimisht në spitalin e emergjencës në Gjilan dhe më pas, për shkak të lëndimeve të rënda, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të specializuar.
Në lidhje me rastin, ende nuk ka raportime për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa Prokurori i Shtetit është njoftuar dhe është angazhuar për hetimin e plotë të ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore. /Telegrafi/