Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë në festivalin ‘BeerFest’ ka larguar persona të mitur të cilët kanë poseduar pije alkoolikë.
Policia e Kosovës ka thënë se ata kanë bërë vetëm monitorimin dhe nuk mbajnë përgjegjësi për çkado që ka ndodhur aty.
I pyetur nëse në adresë të tyre ka ardhur ndonjë denoncim nga ndonjë prind rreth asaj se organizatorët u kanë shitur pije alkoolike edhe të miturve, Borovci ka thënë se deri më tani nuk ndodhur një gjë e tillë.
“Policia i kanë larguar të rinjtë mbrëmë që kanë pi birra, sepse nuk lejohet nënë moshën 18-vjeçare. Organizatorët kanë pas për detyre që edhe sigurimin privat ta kenë por që kjo nuk ka ndodhë. Atje ka pasur shkelje të rregullave”, ka thënë Borovci.