Site icon Telegrafi

Policia edhe dje arrestoi tetë persona të cilët shkelën vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes

Policia e Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme është detyruar të arrestojë ata qytetarë të cilët nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë për kufizim të lëvizjes shkaku i pandemisë me coronavirus.

Lidhur me këtë sipas raportit 24 orësh të policisë, në tërë vendin dje janë arrestuar 8 persona.

Në komunën e Prishtinës janë arrestuar 4, në Ferizaj 1, Prizren 2, Mitrovicë 1.

Më poshtë rastet e plota nga raporti i policisë:

• Fushë Kosovë 31.03.2020 – 21:30. Është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Rr. Bill Klinton ,Prishtinë 31.03.2020-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

• Graçanicë 31.03.2020 – 23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin tentuar të kryenin vjedhje në një pompë të derivateve dhe të njëjtit nuk kishin respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

• Hani i Elezit 01.04.2020 22:00. Raportohet se një qytetar mashkull kosovar nga Komuna e Pejës i cili nuk i ka zbatuar vendimet e Qeverisë së Kosovës me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

• Fsh. Korishë, Prizren 31.03.2020 – 23:50. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregulltë.

• Bulevardi Isa Boletini, Mitrovicë 01.04.2020 – 09:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë. I dyshuari nga njësiti policor dhe inspektorët komunal është hasur duke punuar në kafiterinë e tij e cila është mbyllë nga inspektorët. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet, rasti procedohet në procedurë të rregulltë. /Telegrafi/

Exit mobile version