Qytetarët e Kosovës sot janë duke votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas Policisë së Kosovës procesi zgjedhor deri më tani e vlerëson si të qetë. Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
Kelani ka theksuar se deri më tani janë iniciuar dy raste, njëri në Prishtinë e tjetri në Prizren.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit deri me tani ka iniciuar dy raste qe ndërlidhen me procesin zgjedhor. Te dy rastet, njeri i ndodhur në Prishtinë dhe tjetri në Prizren janë emërtuar “Cenim i fshehtësisë së votimit”. Me vendim të prokurorëve rastet janë proceduar në procedurë të rregullt”, ka thënë Kelani.
Ai ka shtuar se policia ka trajtuar çdo informacion i cili ka pasur të bëjë me procesin zgjedhor, si dhe ka trajtuar edhe rastet që nuk ndërlidhen me procesin zgjedhor. /Telegrafi/