Telegrafi

Policia e Shqipërisë arreston një shtetas të Maqedonisë, kërkohej nga Gjermania

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 34-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pasi akuzohet në Gjermani për vjedhje dhe mashtrim kompjuterik.

“Nga specialistët për hetimin e e krimit në Drejtorinë vendore të Policisë në Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Bllatë dhe Interpol Tirana u bë arrestimi i përkohshëm, i shtetasit maqedonas B.C, 34 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut”, sqaron Policia e Shqipërisë.

Ata shtojnë se i arrestuari nga Maqedonia e Veriut ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbadeni/Gjermani pasi Gjykata e Aachen Gjermani, me datë 22.03.2013, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprat penale “vjedhje” dhe “mashtrim kompjuterik”.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Dibër, për procedurë të mëtejshme.