Arrestimi i një protestueseje nga Policia e New York City (NYPD) ka rritur zemërim e qytetarëve dhe po akuzojnë autoritet policore për rrëmbim.
Pamjet e arrestimit dramatik tregojnë kryesisht disa burra të veshur thjeshtë teksa e grabisin një grua dhe e futin në një furgon, raporton BBC.
Arrestimi të martën bëhet mes zemërimit të akuzave për operacione të ngjashme nga agjentët federale në Portland, Oregon.
In regard to a video on social media that took place at 2 Ave & 25 St, a woman taken into custody in an unmarked van was wanted for damaging police cameras during 5 separate criminal incidents in & around City Hall Park. The arresting officers were assaulted with rocks & bottles. pic.twitter.com/2jGD3DT3eV
— NYPD NEWS (@NYPDnews) July 29, 2020
Marshimet kundër racizmit dhe dhunës policore kanë vazhduar gjatë gjithë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas vdekjes së George Floydit, transmeton Telegrafi.
NYPD më vonë e identifikoi të dyshuarën si 18-vjeçarja Nikki Stone, duke thënë se ajo po kërkohej për vandalizimin e kamerave të policisë pranë City Hall.
Ndryshe, gruaja që banon në lindje të Manhattanit, u la e lirë në mëngjes gjersa duhet të paraqitet në gjykatë për t’u përballur me akuzat e vandalizmit dhe sjelljeve kriminale. /Telegrafi/
BREAKING: We’re receiving reports that at least one protester was abducted off the streets today by unmarked “officers” — this time in New York City.
These dangerous, abusive, and indefensible actions must stop. Law enforcement must be held accountable. pic.twitter.com/I9VQo4Tvbx
— ACLU (@ACLU) July 29, 2020