Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina sot është arrestuar në Maqedoninë e Veriut në vendkalimin kufitar në Bllacë.
Nga MPB për AIM vërtetuan se Morina është arrestuar me kërkesë nga Serbia, për shkak të dyshimeve për pjesëmarrje në krime ushtarake kundër popullatës civile në Kosovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, Tomor Morina gjatë luftës në Kosovë ka luftuar në Dukagjin ndërsa për këtë rast ka reaguar edhe MPJ e Kosovës.
Edhe OVL-UÇK-së kanë reaguar për ndalimin e ushtarit, Tomor Morina. Në reagimin e bërë nga OVL-UÇK thuhet se, ndalimi i luftëtarit Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në urdhër-arrest të Serbisë është i papranueshëm./Telegrafi/