Sektori për krim kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundrë shtetasit bullgar K.Z.Z (37), për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “përdorim të rrejshëm të kartelës pagesore”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
I dyshuari siç njofton MPB, me qëllim që të pronësojë pronë tu huaj, gjatë këtij muaji ka marrë të dhëna bankare nga disa kartela pagesore të disa shfrytëzuesve dhe ka kryer transaksione në disa hotele të Shkupit, me vlerë të përgjithshme prej 384 mijë denarë.
Nga banka e Shkupit është vërtetuar ky transaksion dhe më vonë e kanë kuptuar se bëhet fjalë për mashtrrim, gjegjësisht për transaksion jolegal./Telegrafi/