Gjithsej 27 shtetas të Shqipërisë të moshës 18 deri 51 vjeçare, nga Librazhdi, Pogradeci, Kukësi, Korça, si edhe qytete tjera, janë kapur nga policia, duke qëndruar ilegalisht në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Marjan Josifovskit nga SPB e Tetovës, aksioni policor për zbulimin e tyre është kryer në Tetovë, Bogovinë dhe Xhepçist.
Josifovski deklaroi se shtetasit e Shqipërisë, sipas të gjitha gjasave kanë punuar ilegalisht në këtë rajon. Ata i janë dorëzuar Zyrës për krim ndërkufitar, migrim, për të huaj dhe ripranim, për t’i proceduar më tutje./Telegrafi/