Sherifët e Los Angelesit u panë duke vizituar shtëpinë e Will Smith të martën, dy ditë pasi aktori goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në “Oscars 2022”.
Oficerët u fotografuan përreth në portat e rezidencës ‘Smiths Calabasas’ me një makinë patrullimi të shënuar në orën 14:40 të së martës, raportoi Splash News.
Lizette Salcon, një zëdhënëse e Departamentit të Sherifit të Qarkut të Los Angeles, i tha Page Six se policia mbërriti pasi dikush raportoi një dron që fluturonte nëpër lagjen e tyre, por nuk konfirmoi nëse Smith ka bërë ankesë ose një fqinj tjetër afër.
“Ne sapo e dërguam atë njësi atje për të gjetur vendndodhjen e dronin dhe për të parë nëse kishte një paparac apo çfarë po ndodhte”, na tha Salcon, “por kur arritën atje, ata nuk ishin në gjendje ta gjenin dronin. Tashmë ishte larguar nga zona”.
Ndërkohë që Rock, 57 vjeç, ka vendosur të mos ngrejë akuza, shumë kanë pyetur veten nëse aktori i “King Richard”, 53 vjeç, do të përballej me pasoja ligjore.
I njëjti sulmoi fizikisht komedianin për një shaka që bëri me gruan e tij, Jada Pinkett Smith, për kokën e saj tullace, e cila vuan nga alopecia.
“Avokati i qytetit [Los Angeles] mund të ngrejë akuza bazuar në provat pa u mbështetur domosdoshmërisht te viktima”, tha për The Post të martën Steve Cooley, Prokurori i Qarkut të Los Angeles nga viti 2000 deri në 2012.
“Viktima nuk kontrollon nëse një prokuror duhet të ngrejë apo jo akuza”, vazhdoi Cooley. “Megjithatë, akuzat në të vërtetë mund dhe duhet të ngrihen sepse vepra ishte kundër shtetit të Kalifornisë. Nuk është Chris Rock kundër Will Smith në një çështje penale”.
Will në anën tjetër menjëherë pas incidentit i ka kërkuar falje komedianit dhe Akademisë së Filmit. /Telegrafi/