Policia e Kosovës po vazhdon me patrullimet e zakonshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe zbatimin e masave anti COVID-19
“Masat dhe kufizimet janë vendosur me të vetmin qellim për të ndikuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë, andaj të angazhohemi të gjithë së bashku në ruajtjen e shëndetit publik”, thotë policia në komunikatë derisa tregon foto gjatë kontrolleve rutinore.
Ndryshe, brenda 24 orëve në Kosovë janë raportuar 4 raste të vdekjes dhe 75 raste të reja me coronavirus.
550 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë.
Numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë gjatë ditës së fundit është llogaritur të jetë 7,508./Telegrafi/