Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës shqipton 623 tiketa për mosrespektim të Ligjit anti-COVID

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës gjatë të hënës ka shqiptuar 623 tiketa ndaj qytetarëve të cilët e kanë shkelur Ligjin, duke mos respektuar masat e marra të Qeverisë së Kosovës në kohë pandemie.

Kështu është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi.

Po ashtu, policia ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe 690 tiketa trafiku dhe ka arrestuar 22 persona.

Sipas njoftimit, janë gjithsej 33 aksidente që kanë ndodhur gjatë të hënën në Kosovë të cilat kanë qenë vetëm me dëme materiale, 34 me të lënduar dhe një aksident me fatalitet.

Dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit dhe 12 të tjerë në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version