Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës shkëlqen në garat “Kupa Adem Jashari” në shenjëtari

Policia e Kosovës ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në garat e shenjëtarisë “Kupa Adem Jashari”, duke dominuar në disa disiplina dhe siguruar vende të para.

Sipas njoftimit zyrtar, më 1 mars 2025, nën organizimin e Federatës së Shenjtarisë, u mbajtën garat tradicionale që bashkuan gjashtë klube të ndryshme nga vendi.

Klubi i Shenjtarisë – Policia e Kosovës, megjithëse mori pjesë për herë të parë, arriti rezultate të shkëlqyera, duke fituar tri vendet e para në disiplinën e pushkës serike për kategorinë senior meshkuj, si dhe vendin e parë në disiplinën e pistoletës standard për kategorinë senior femra.

Policia e Kosovës falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit e kësaj gare të rëndësishme.

Po ashtu këtë e cilësuar këtë sukses si një dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të saj në sportin e shenjëtarisë./Telegrafi.

Exit mobile version