Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës reagon ndaj shkrimeve në disa mediume serbe për kinse ROSU ka arrestuar dy të rinj serbë për vrasjen e Ivanoviqit

Policia e Kosovës (PK), njofton se me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimin e publikuar sot (04.10.2019) në disa portale serbe, njëra ndër to “kurir.rs”, me titullinJepet urdhër urgjent! Forcat speciale ROSU sulmojnë në veri të Kosovës: Arrestojnë dy të rinj serbë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit! Presion i ri mbi serbët”, reagon ndaj këtij lajmi të pavërtetë.

“Shkrimet e tilla nga këto mediume se kinse për këtë rast të apostrofuar, në Veri të Mitrovicës do të dërgohet Njësia Speciale Operative e PK-së, janë tendencioze dhe aspak të drejta, kanë për qëllim dezinformimin e qytetarëve, duke dashur që përmes shkrimeve të tilla të orientojnë mesazhet e tyre politike, të ndjellin frikë tek qytetarët si dhe të tentojnë destabilizimin e asaj pjese të vendit. Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha veprimet e saj operacionale i bazon në procedurat e parapara ligjore, duke zbatuar me përpikëri dhe profesionalizëm të lartë detyrat dhe autorizimet policore bazuar në Kushtetutën
e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme në funksion të luftimit të dukurive negative dhe krijimit të një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se sa i përket procesit të zgjedhjeve, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e nevojshme operacionale në nivel vendi, për
mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, plan ky i cili parasheh krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtjen e
rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

“Policia e Kosovës reagon fuqishëm ndaj këtij shkrimi të pavërtetë dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të mos bien pre e dezinformacioneve të tilla, por t’iu
referohen informacioneve zyrtare, si dhe njëherit të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës e cila do të kujdeset për garantimin e sigurisë dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në tërë vendin. Policia e Kosovës po ashtu inkurajon gazetarët e këtyre mediumeve që para lansimit ë informacioneve t’iu drejtohet kompetentëve, në këtë rast Policisë, për sqarimin e informacioneve dhe marrjen e informacioneve të sakta, në mënyrë të informimit të drejtë të opinionit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version