Telegrafi

Policia e Kosovës pranon donacion të pajisjeve forenzike

Policia e Kosovës si një nga autoritet kryesore të zbatimit të ligjit në vend me përkushtimin dhe angazhimet e saj ka treguar një performancë afirmative dhe një bashkëpunim të shkëlqyer edhe në kuadër të projektit IPA 2017 “Luftimim i Krimeve Serioze në Ballkanin Perëndimor”,

Sipas njoftimit për të konfirmuar këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mbështetjen që gëzon Policia e Kosovës, disa pajisje forenzike sot iu dorzuan Policisë Kosovare nga udhëheqësi i Projektit gjeneral Gennaro CAPOLUONGO, i shoqëruar edhe nga ambasadori italian në Republikën e Kosovës dhe personeli i Policisë Italiane.

Gjatë pranimit të pajisjeve nga Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Samedin Mehmeti, prezentë ishin edhe ministri i MPB-së i RKS-së z. Ekrem Mustafa dhe perfaqësues tjerë nga menaxhmenti i PK-së.

Këto pajisje përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në: Set të pajisjeve për inspektimin/ekzaminimin e vendit të ngjarjes (valigje kriminalistike) i dedikuar për forenzikën, kuti, aparat fotografik profesional, llampë profesionale forenzike të kompletuar me filtra dhe aksesorë/pajisje me rreze të ndryshueshme e të tjera./Telegrafi/