Policia e Kosovës po feston 20-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast, Policia Federale e Gjermanisë ka bërë një donacion të rëndësishëm prej 10 veturave.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se ka rastisur që sot në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, të vijë edhe donacioni prej 20 automjeteve nga Policia e Gjermanisë.
Ky donacion sipas Qalajt dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë në luftimin e krimit të organizuar.
Të mrekullueshme këtë dhuratë e ka cilësuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin me dhurimin e këtyre 10 veturave për Policinë Kufitare të Kosovës.
10 automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit Duster nga prodhuesi Dacia.
Kjo veturë ndryshe njihet si “vetura që flet shqip” dhe dallohet për multi-funksionalitetin teknologjik ashtu sikurse për qasjen e mirë në terene të ndryshme pavarësisht vështirësisë.
Dacia Duster mund ta gjeni edhe te distributor i autorizuar, Auto Mita, ku mund të shfrytëzoni një nga ofertat atraktive për t’u bërë kështu me veturën e re që flet shqip. /Telegrafi/