Policia e Kosovës në zonën e Klinës ka zbatuar planin operativ të koduar ‘Kontrollimi i lokaleve 2019’
“Njësitë policore të stacionit policor në Klinë së bashku me njësite rajonale të DRP Pejë, kanë verifikuar disa lokale në komunën e Klinës dhe gjatë inspektimit janë kontrolluar të gjitha klubet e natës, disko-baret si dhe lokalet e tjera në këtë qytet. Gjatë këtij plani janë identifikuar 3 (tri) lokale të cilat ishin duke mos e respektuar orarin e punës, njëri lokal ishte në lagjen ‘Arbëria’, ndërsa dy lokale të tjera në fshatrat Volljakë dhe Poterqë”, thuhet në njoftimin për media.
Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët kanë shkelur rregullat lidhur me mos respektimin e orarit zyrtar të paraparë.
Më këtë planë operativë do të vazhdohet në mbarë zonën e DRP Pejë. /Telegrafi/