Një mijë e 204 është numri i gjobave të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Kanë ndodhur 38 aksidente gjatë ditës së hënë, prej tyre asnjë nuk përfundoi me fatalitet, derisa 9 aksidente përfunduan me të lënduar, kurse 29 pa të lënduar.Janë arrestuar 22 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, kurse katër në vuajte të dënimit”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/