Site icon Telegrafi

​Policia e Kosovës me patrullime policore gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon implementimi i planeve policore me qëllim të ngritjes së mëtejme të sigurisë publike, parandalimit të krimit si dhe zbatimit të masave ndaj pandemisë.

Për t’i arritur këto synime, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve në nivel vendi, thuhet në një postim në Facebook.

Ndryshe, nesër hyjnë në fuqi edhe zyrtarisht masat e reja antiCOVID-19, përfshirë heqjen e orës policore dhe punën e gastronomisë deri në orën 23:00.

Në 24 orët e fundit Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast me vdekje nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 23 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Exit mobile version