Telegrafi

Policia e Kosovës nderoi heroin Enver Zymeri

Policia e Kosovës sot ka organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të pestë të rënies së heroit të Kosovës Enver Zymeri.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni vendosën kurora me lule tek lapidari i heroit në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Ministri Hyseni dhe Drejtori i Policisë, Maxhuni nuk u prononcuan për medie.

Ata vazhduan drejt fshatit Dubovc tek varri i heroit Enver Zymeri, ndërsa pas kësaj ata do të vizitojnë edhe familjen Zymeri.

Enver Zymeri, polic i Njësisë Speciale është vrarë më 25 korrik të vitit 2011 në veri të Mitrovicës, gjatë një aksioni për shtrirjen e sovranitetit edhe në atë pjesë.