Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës kërkon kujdes të vazhdueshëm gjatë qarkullimit në trafik

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës po vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Sipas një njoftimi, njësitet policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, ata janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

“Vetëm në muajin mars 2019 gjatë implementimit të planit ‘Kontrolli teknik i jashtëzakonshëm’, nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 290 fletëparaqitje për kundërvajtje, për të cilat është konstatuar se mjetet janë teknikisht jo në rregull. Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell Telegrafi.

Në fund, Policia e Kosovës paralajmëron se do të aplikoj masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, sipas tyre, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi. /Telegrafi/

Exit mobile version