Telegrafi

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Senis Rugovës

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Senis Mustafë Rugova për blerje, posedim dhe shtirje të narkotikëve

Senis (Mustafё) Rugova është i lindur më 02.05.1981 në Rozhajë të Malit të Zi.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com . /Telegrafi/