Telegrafi

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Fidan Kelmendin

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e Fidan Kelmendit nga Peja.

I njëjti, është i kërkuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.

Sipas komunikatës për medie, Fidan (Nuradin) Kelmendi, është i lindur më 08.03.1986 në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com ./Telegrafi/