Telegrafi

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Lagjen e Spitalit në Prishtinë

 Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se sot gjatë implementimit të masave të shtuara në trafik, janë arrestuar dy persona.

Ai ka thënë për Telegrafin se “gjatë realizimit të një pike kontrolli për automjete tek rrethi i Farmedit – ka ndaluar një automjet të dyshuar, ku gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese”.

“Njësitet relevante po merren me rastin, ndërsa dy persona janë arrestuar”, ka theksuar Hoxha./Telegrafi/