Telegrafi

Policia e Kosovës i gjen ‘ilaçin’ të nxehtit

Veturat e autobusët e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës më nuk do ta kenë problem të nxehtit.

Kjo ngase policia së fundmi ka hapur tender për furnizim me aparat për mbushje të klimave për mjetet transportuese të tyre, shkruan Gazeta Fjala.

E i gjithë ky investim PK-së do t’i kushtojë 6 mijë e 295 euro.

Furnizimi me këto pajisje pritet të bëhet në afatin kohor prej 30 ditëve.

Tenderin e ka fituar operatori ekonomik, ‘OMEGA SHPK” dhe kontrata pritet të nënshkruhet më 7 shtator.