Telegrafi

Rasti i grabitjes së armatosur në Suharekë, Policia bastis një argjendari në Prishtinë

Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar një aksion në argjendarinë “Baraku”, e cila gjendet në rrugën e “UÇK-së”, në Prishtinë.

Sipas burimeve të Telegrafit ky aksion ndërlidhet me rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë.

Lexo po ashtu Vrasja e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, deklarata e ministrit Sveçla dhe njohësve të sigurisë – të gjitha nga aksioni i Policisë së Kosovës

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi aksioni është duke u zhvilluar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë.

Fotoreporteri i Telegrafit ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndryshe, një ditë më parë Policia e Kosovës pas një aksioni ka “neutralizuar” një të dyshuar dhe një pjesëtar i saj është plagosur, pasi u sulmua me armë zjarri gjatë një operacioni të gjerë hetimor në tri lokacione të ndryshme lidhur me grabitjen e javës së kaluar në një argjendari në Suharekë.

Gjatë aksionit të së enjtes po ashtu janë arrestuar katër persona të tjerë, ndërsa një tjetër gjendet ende në kërkim policor.

Pas këtij aksioni kishte reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të Kosovës. /Telegrafi/