Telegrafi

Policia e Kosovës dhe Policia e Maqedonisë në duelin “Super Sfida” (Video)

‘Super Sfida’ shumë shpejtë do të fillojë xhirimet në një studio mega të madhe në pesë mijë metra katrorë ku do të realizohen lojëra spektakolare, interesante dhe të papara deri më tani, kështu spektakli ‘Super Sfida’ vazhdon të mbetet akoma programi më i madh në rajon, dhe shumë i veçantë dhe i dashur për të gjithë publikun.

Moderatori Enis Ujkani këtë të diele ka ftuar mysafirë special Policinë e Kosovës dhe Policinë e Maqedonisë, mesazhi kryesor do të jetë bashkëpunimi i çdo njeriut me policinë që ta bëjmë si pjesë të kulturës sonë, që çdo njeri i madh dhe i vogël të bashkëpunojë me policinë për gjithçka që kemi për rreth në mënyrë që policia të jetë më efektive për parandalimin e gjërave negative.

Gara do të jetë e njëjtë si për të gjithë mysafirët e tjerë të këtij spektakli, por pritet që ky spektakël të bëhet shumë interesant dhe të ketë një shikueshmëri shumë të lartë për faktin se të dy ekipet janë nga policia e dy shteteve, të gjitha procedurat ligjore për ftesën zyrtare të dy ekipeve janë rregulluar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorisë Së Policisë. /Telegrafi/