Policia e Kosovës dhe EULEX-i janë në vendin e ngjarjes në Mitrovicë të Veriut, aty ky dyshohet që sot gjatë ditës pati shpërthime disa herë.
Shpërthimet dyshohet se kanë ndodhur afër zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.
Policia e Kosovës ka vendosur shirita tek zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.
Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyrat e lartcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.
Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.
Telegrafi ka siguruar disa foto nga vendi i ngjarjes ku shihet madje edhe një bombë dore e pashpërthyer./Telegrafi/