Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës demanton “L’Espresso”: Lavdrim Muhaxheri është në Siri

Gazeta italiane “L’Espresso” në një shkrim te publikuar ka bërë të ditur se Lavdrim Muhaxheri, apo siç po quhet “Kasapi i Kaçanikut”, është rikthyer në Kosovë së bashku me rreth 300- 400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Sipas këtij mediumi, Muhaxheri është rikthyer në Kosovë përmes Maqedonisë në muajin nëntor.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Policia e Kosovës.

Policia përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Lavdrim Muhaxheri ndodhet në Siri.

“Sipas informacioneve të institucioneve të Sigurisë në Kosovë, por edhe partnerëve ndërkombëtarë vlerësohet se Lavdrim Muhaxheri edhe me tutje vazhdon të jetë në zonën e konfliktit në Siri”, njofton policia, raporton Telegrafi.

Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane, është konsideruar si një kërcënim shumë serioz jo vetëm për zonën ballkanike por edhe për shumë vende të Evropës, ku lideri xhihadist nga Kosova (i futur në listën globale të terroristëve nga SHBA në vitin 2014) ka shumë kontakte dhe është në gjendje që të godasë./Telegrafi/

Exit mobile version