Site icon Telegrafi

Policia e Kosovës bëhet me 36 kompjuterë të rinj

Policia e Kosovës sot është bërë me 36 kompjuterë të rinj që do t’i shërbejnë për regjistrimin e kërkesave për legalizimin e armëve. Kjo falë një donacioni të UNDP-së në Kosovë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj u shpreh se ky projekt do të ndihmojë për legalizimin e armëve.

Duke folur për këtë proces, ai tha se do të angazhohen që në mënyrën më të mirë të përfundojnë atë dhe të ketë sa më pak armë në duart e qytetarëve.

Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Maria Soukko u shpreh se ata do të vazhdojnë të mbështesin Policinë e Kosovës në forma të ndryshme për të pasur një siguri në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas saj përmes këtij projekti po kontribuojnë që legalizimi i armëve të bëhet në mënyrë më të mirë.

Kurse, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Imri Zeka u shpreh falënderues ndaj UNDP-së për këtë donacion dhe tha se do të angazhohen që t’iu shërbejnë në mënyrën më të mirë.

Ai foli dhe për legalizimin e armëve ku tha se procesi është shtyrë dhe tre muaj. /Kp/

Exit mobile version