Telegrafi

Policia e Kosovës arreston reperin Fero

Ditë më parë, Feronit Shabani, i njohur për publikun si reperi Fero ishte viktimë e një sulmi nga disa persona.

I njëjti sot është përfshirë në një tjetër rast përleshje me tentim hakmarrjeje, nga e cila ka përfunduar i arrestuar.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30 në stacionin jugu në Prishtinë është hapur rast kanosje nga viktima i cili ka raportuar se është sulmuar dhe kërcënuar nga tre persona të dyshuar. Personat e dyshuar janë arrestuar dhe aktualisht janë duke u intervistuar. Njërit prej të dyshuarve gjatë kontrollit në stacion, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një elektroshok”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Tre personave të dyshuar nga prokurori i shtetit u është shqiptuar masa e ndalimit, të njëjtit do të dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/