Telegrafi

Policia e Kosovës arreston personin e kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës, një ditë më parë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi i cili dyshohej që është i përfshirë në  “vjedhje të rënda” dhe raste të tjera, ndërsa në orët e vona të së mërkurës ka arritur ta arrestoj atë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo po ashtu Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi në kërkim

“Personi i kërkuar është arrestuar nga policia”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, Policia e Kosovës me autorizim nga prokuroria të mërkurën ka kërkuar nga qytetarët ndihmë në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar në foto. /Telegrafi/