Site icon Telegrafi

Policia arreston një të dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë, një tjetër është në kërkim

Grabitja e një pike financiare në Aktash me 5 shkurt

Policia e Kosovës ka thënë se hetuesit e Njësitit të  hetimeve të Përgjithshme, kanë identifikuar dy persona të dyshuar, të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në së paku tri grabitje, të cilat janë kryer ditëve të fundit në Prishtinë nën kërcënimin e armëve.

“Identifikohen dy persona të dyshuar për disa grabitje të armatosura, njëri nga ta është arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Njëri nga personat e dyshuar A.A, mashkull, 31 vjeç, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit nga ana e hetuesve, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka shtuar policia.

Sipas policisë një tjetër person është i identifikuar dhe është në kërkim nga ta.

Lexo po ashtu Nën kërcënimin e armës grabitet një lokal në Prishtinë, policia jep detaje

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe kontrolle në tri lokacione (shtëpi), ku në cilësi te provave materiale kanë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale që lidhen me rastet, përfshirë këtu edhe një veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, ditëve të fundit në Prishtinë është raportuar për grabitje të disa lokaleve që merren edhe me financa./Telegrafi/

Exit mobile version