Telegrafi

Policia e Kosovës arrestoi 12 persona të dyshuar për ‘marrje me prostitucion’

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ)- Mitrovicë, më 21 nëntor 2017, ka realizuar dy operacione policore, nën dyshimin e bazuar se persona të caktuar dyshohet se po kryenin veprat penale ‘marrje me prostitucion’ dhe ‘mundësim ose detyrim në prostitucion’.

Operacionet policore janë realizuar në rajonin e Mitrovicës, ku DHTQNJ në Mitrovicë, ka arritur të bëjë arrestimin e 12 personave dhe identifikimin e një viktime të trafikimit.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar: H.M 1971; F.R 1985;  F.F 1955;  Sh.Sh 1984; S. Sh 1968; E. B 1972;         D. H 1961; Xh.V 1963; Xh.H 1969; N.H 1966; A. Sh 1968; I. M 1969.

Të dyshuarit e arrestuar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë, ndërsa viktima është trajtuar në bazë të procedurave vepruese. /Telegrafi/