Site icon Telegrafi

Policia e Ferizajt për një javë shqiptoi 318 gjoba për mos mbajtje të maskës

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, janë realizuar këto aktivitete.

“Gjoba për masat e përgjithshme dhe të veçanta, Covid-19: Mosrespektim i bartjes së maskës 318, Mosrespektim i qarkullimit të lëvizjes 24, Lokale ,mos krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës 1, Aktivitete të ndaluara në mjedise private dhe publike 2 , Lokale të kontrolluara 196 dhe lokale të mbyllura 2”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim policia ka dhënë detaje edhe rreth incidenteve dhe aksidenteve ku kanë ndodhur 2 vjedhje të rënda dhe 8 raste të vjedhjes.

“Aksidente në komunikacion rrugor 38, prej tyre : 1 me fatalitet, 1 person i vdekur, 12 me lëndime, 17 persona të lënduar, 25 me dëme materiale, 418 gjoba në komunikacion dhe 10 personave iu është konfiskuar patentë shoferi”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të ri të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19, gjithashtu do të vazhdojë me masa të shtuara në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/

Exit mobile version