Telegrafi

Policia e Ferizajt apel qytetarëve të mos ndezin zjarre: Do të jemi të pa kompromis

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka bërë të ditur se ka marr të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm në menaxhimin e rasteve lidhur me përhapjen e disa zjarreve në disa pjesë të rajonit të kësaj komune.

Sipas një njoftimi për media thuhet se policia po angazhohet me përkushtim në parandalimin e përhapjes së zjarreve, duke koordinuar aktivitetet me institucionet lokale dhe agjencionet tjera përkatëse.

“Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre kanë ndodhur zjarret, do të ndjeken penalisht nga policia . Në rajonin e Kaçanikut kanë qenë disa vatra të zjarreve por, që pas intervenimit nga zjarrfikësit të gjitha këto zjarre janë shuar”, thuhet në njoftimin për media.

Policia bënë të ditur se aktualisht në rajonin e Ferizajt nuk kemi asnjë vatër, apo lokalitet të përfshirë nga zjarret.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek qytetarët, të kenë kujdes në përhapjen e zjarreve , të mos i djegin hapësirat fushore dhe pyjet . Policia do të jetë e pa kompromis ndaj të gjithë atyre që më qëllim shkaktojnë zjarrëvënie . Policia, falënderon të gjithë qytetarët që njoftuan me kohë për përhapjen e disa zjarreve në disa pjesë të rajonit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Policia, kërkon nga qytetarët bashkëpunim, kushdo që ka ndonjë informacion rreth atyre personave që me dashje kanë shkaktuar zajrrëvënie të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. /Telegrafi/