Policia e EULEX-it me asistencë të Policisë së Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka bastisur edhe shtëpinë e Shpresim Ukës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Sipas familjarëve të Ukës, i cili është në vuajtje të dënimit në burgun e Dyzit, EULEX-i ka bastisur shtëpinë e tyre me dyshimin për të kërkuar disa dokumente që sipas EULEX-it janë të falsifikuara.
Mirëpo bashkëshortja e Ukës, Myrvetja ka thënë për Indeksonline se qëllimi i bastisjes nga EULEX-i ka të bëj me raportimet e fundit në media se në rastin Nazim Bllacës është e përfshirë Serbia përmes EULEX-it.
Sipas saj është e pakuptim që Shpresim Uka në burg dhe Policia të kryej bastisje në shtëpinë e tij.
Ajo tutje ka thënë se ata nuk kanë asgjë për të fshehur, sepse kjo nuk është bastisja e parë që kryhet në shtëpinë e tyre. /Indeksonline/