Site icon Telegrafi

Policia e angazhuar për “Sunny Hill”, njofton për ri-orientim të trafikut gjatë katër ditëve sa mbahet festivali

Sunny Hill Festival

Nisur nga sot, e deri mbrëmjen e të dielës, në Bërnicë të Prishtinës do të mbahet festivali Sunny Hill.

Dhjetëra mijëra vizitorë pritët që përgjatë këtyre katër ditëve të kënaqen me muzikën e atmosferën impozante që si gjithëherë e mundëson ky festival.

Njëjtë si viteve tjera, edhë kësaj radhe Policia e Kosovës është një partner i rëndësishëm i “Sunny Hill”, e do të kujdeset që gjithçka të shkojë mirë.

Pjesë e angazhimeve të veta është edhe çështja e trafikut i cili pritet të jetë më i rënduar këto ditë në kryeqytet, andaj për këtë policia ka lëshuar një njoftim.

“Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarrkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonë. Transporti i pjesmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë)”, njofton policia.

Komunikata e plotë:

“Njoftim rreth angazhimeve policore për festivalin “Sunny Hill”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Festivali do të mbahet nga data 25.07.2024 deri më 28.07.2024, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Transporti i pjesmarrësve është i organizuar nga komuna e Prishtinës, ndërsa për pjesëmarrësit që kanë lejen përkatëse (hyrja do të jetë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë e dalja në autostradë).

Për mbarëvajtje dhe evitim të ngarrkesave në trafik, nga policia do të bëhen ri-drejtime të automjeteve, bllokime të plota dhe të pjesshme të rrugëve që qojnë në atë zonë.

Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit.
Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që gjatë kohës kur mbahet festivali të shfrytëzohen rrugët tjera alternative nga qytetarët që të shmangin ngarrkesën në trafik”. /Telegrafi/

Exit mobile version