Telegrafi

Policia dyshon në autopsinë e kryer nga mjekët për George Michael: Është jobindëse!

Vdekja e mistershme e George Michael duket se ka disa të dhëna, të cilat gjithnjë e më shumë po ‘fshihen’ për opinionin e gjërë.

U tha se George Michael ndërroi jetë në apartamentin e tij, nga pamjaftushmëria e zemrës, teksa u aludua edhe për përdorim kokaine.

Mirëpo ndaj rezultateve të para të autopsisë ka reaguar Policia e Mbretërisë së Bashkuar, e cila i ka cilësuar si jobindëse rezultatet e para.

Lexo po ashtu Profili i George Michaelit, ikonës së muzikës pop (Video)

Një autopsi e kryer së fundmi në trupin e tij të pajetë, do të nxjerrë testet me rezultatet e duhura, për të vërtetuar mënyrën se si vdiq Miachael, deklaroi Policia e Mbretërisë së Bashkuar.

“Shkaku i vdekjes ishte jobindës, andaj dhe testet e autopsisë do të kryhen. Rezultatet e këtyre testeve pritet të dalin për pak javë, dhe më pas do të mësohet versioni i vërtetë i vdekjes”, tha në një deklaratë Thames Valley, një nga zyrtarët më të lartë të Policisë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/