Vdekja e mistershme e George Michael duket se ka disa të dhëna, të cilat gjithnjë e më shumë po ‘fshihen’ për opinionin e gjërë.
U tha se George Michael ndërroi jetë në apartamentin e tij, nga pamjaftushmëria e zemrës, teksa u aludua edhe për përdorim kokaine.
Mirëpo ndaj rezultateve të para të autopsisë ka reaguar Policia e Mbretërisë së Bashkuar, e cila i ka cilësuar si jobindëse rezultatet e para.
Një autopsi e kryer së fundmi në trupin e tij të pajetë, do të nxjerrë testet me rezultatet e duhura, për të vërtetuar mënyrën se si vdiq Miachael, deklaroi Policia e Mbretërisë së Bashkuar.
“Shkaku i vdekjes ishte jobindës, andaj dhe testet e autopsisë do të kryhen. Rezultatet e këtyre testeve pritet të dalin për pak javë, dhe më pas do të mësohet versioni i vërtetë i vdekjes”, tha në një deklaratë Thames Valley, një nga zyrtarët më të lartë të Policisë në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi/