Kanë dal pamjet nga ferma me kanabis në Berat, në të cilën aktualisht po kryhet djegia e lëndës narkotike.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Euronews, ferma është e rrethuar me perimetër sigurie dhe ka forca të policisë.
Deri më tani, 9 persona u arrestuan dhe 105 të tjerë u shoqëruan. Rreth 95 prej tyre janë gra, por shumica e tyre jo banore të zonës.
Ferma ishte marrë me qira dhe gratë që punonin në të flinin prej muajsh brenda serës me një sipërfaqe rreth 2 hektarësh, ku ishin përshtatur edhe ambiente fjetjeje me dyshek me ajër dhe dushe për t’u larë. /Telegrafi/