Sot, në Kampin e Njësive Speciale “Vrella“ u bë dhurimi vullnetar i gjakut nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Në këtë aksion humanitar ka marrë pjesë dhe ka dhuruar gjak edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha bashkë me stafin ekzekutiv.
Aksionit iu kanë përgjigjur më shumë se 100 pjesëtarë të policisë në Kampin “Vrella” dhe Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, si dhe zyrtarë të njësiteve të ndryshme, të cilët kanë dhuruar gjak në QKTGJ.
Policia e Kosovës edhe këtë herë kur Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ka nevojë shumë për gjak, u bë promotor në ofrimin e pjesës më të shtrenjtë nga trupi i tyre-gjakut, duke u bërë shembull për të tjerët!
“Dhuro gjak, shpëto jetë”- është dhurata më e mirë për ata që kanë nevojë, thuhet në komunikatë.