Policia dhe Inspektorati komunal i Prishtinës edhe të shtunën kanë vazhduar inspektimin e zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një statusi në Facebook.
Tahiri ka falënderuar Policinë dhe Inspektoratin për punën që po e bëjnë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Falënderoj ekipet e Inspeksionit dhe të Policisë së Kosovës që çdo natë, pa përtesë, po punojnë në zbatimin e masave për ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruar Tahiri, njofton Telegrafi.