Site icon Telegrafi

Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë nisur kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur më datë 24 dhjetor 2024.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Sot më datë 11.01.2025, rreth orës 11:00 kanë filluar kërkimet për personin Arban Hisari, 26 vjeç, nga Prizreni i raportuar si i zhdukur më datën 24 dhjetor 2024. Kërkimet kanë filluar në lumin ‘Drini i Bardhë’  duke filluar në afërsi të ‘Urës së shenjt’”, tha ai.

Në operacionin e kërkimit përveç sektorit Rajonal të Hetimeve të Prizrenit dhe patrullave policore nga Gjakova, me kërkesë të policisë merr pjesë e FSK me Ekipin e Kërkim Shpëtimit. /Telegrafi/

Exit mobile version