Telegrafi

Policia dhe Dogana në Pejë identifikojnë automjetet që i janë shmangur tarifave doganore

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë identifikuar automjetet, pronarët e të cilave u janë shmangur tarifave të detyrueshme doganore.

Policia e Kosovës në zonën e Pejës me njësite policore të Stacionit policor Pejë, së bashku më Njësinë për Reagim të Shpejtë, si dhe tri njësi antikontraband – të Doganave të Kosovës, kanë ndërmarr një operacion kontrolli të koordinuar mirë bazuar në planin operativ të koduar ’Auto tregu’ në tregun e automjeteve në fshatin Raushiq të komunës së Pejës,  thuhet në komunikatën e Policisë.

Gjatë kontrollimit të automjeteve në auto-treg kanë arrit që në mesin e shumë automjeteve të identifikojnë 22 (njëzetedy) automjete dhe 1(një) kamion, pronarët e të cilave ju kishin shmangur tarifave të detyrueshme doganore.

Të gjitha automjetet e lartë cekura me përcjellje policore janë dërguar në terminalin doganor Pejë dhe ndaj vozitësve të tyre janë iniciuar procedurat e parapara sipas ligjit. /Telegrafi/