Një person ka informuar se dy persona kanë shtënë me arme zjarri në drejtim të tij.
Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:25 në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, nuk raportohet me të lënduar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja”, thuhet në raport. /Telegrafi/