Site icon Telegrafi

Policia dënon 692 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës është duke vazhduar me ndëshkimin e të gjithë atyre që nuk po i respektojnë masat antiCOVID-19.

Gjatë ditës së djeshme policia ka gjobitur 692 qytetarë në bazë të ligjit COVID-19.

Ndryshe, dje në vendin tonë është shënuar rekord i zi ku 22 persona humbën jetën nga virusi COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se aktualisht numri i rasteve aktive me Sars-CoV-2 është 13.784. /Telegrafi/

Exit mobile version